Dështimi në zgjedhje, dega më e fuqishme e LDK-së kërkon dorëheqjen e Ismet Beqirit
Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën I të Prishtinës, janë mbledhur gjatë mbrëmjes së sotme ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj dege, Ismet Beqiri.
Lajme
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.
Kjo degë ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Ismet Beqirit, pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje, e ku LDK-ja në nivel vendi zuri vendin e tretë më rreth 13 për qind të votave.
“Takim Urgjent!
LDK Dega e I-rë – Kërkon dorëheqje të parevokueshme të Ismet Beqirit, Kryetarit të degës së parë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
