‘Dështaku’ serb nuk ia del ta bind Ancelottin, Reali synon shitjen gjatë javëve të ardhshme

Sulmuesi Luka Jovic nuk ka arritur ta bind trajnerin Carlo Ancelotti.

Sport

01/08/2021 21:10

Jovic ishte pjesë e Realit për para përgatitjet, por assesi nuk arriti të gjejë formën, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, Jovic nuk ka arritur ta bind teknikun italian, andaj Ancelotti ka kërkuar nga klubi ta shesë.

Në javët e ardhshme, Reali do provojë ta shesë sulmuesin që dy vitet e fundit ka qenë ‘dështak’ i vërtet.

Interesim verën e kaluar për lojtarin pos klubit të vjetër Eintracht Frankfurt ka treguar edhe AC Milan./Lajmi.net/