Dëshmon vëllai i Kushtrim Kokallës: Naim Murseli është njohur si njeri me jetë të lumtur, të gjithë ia kanë pasë lakmi
Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanon Kokalla po dëshmon një gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai u pyet për lidhjen familjare me Naim Murselin, të cilin tha se e ka djalë të dajës dhe djalë të hallës. Kokalla gjatë dëshmisë tha se Naim Murseli është njohur si një njeri që ka jetë të lumtur. “Është…

Lajme
Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanon Kokalla po dëshmon një gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai u pyet për lidhjen familjare me Naim Murselin, të cilin tha se e ka djalë të dajës dhe djalë të hallës.
Kokalla gjatë dëshmisë tha se Naim Murseli është njohur si një njeri që ka jetë të lumtur.
“Është njohur në publik si njeri që ka bërë një jetë të lumtur dhe nuk i ka munguar asgjë dhe ia kanë lakmi shumë persona për jetën që e ka ba”, tha dëshmitari.
Paraprakisht në seancën e sotme dëshmuan edhe tre dëshmitarë të tjerë, ndërkaq mungoi babai i Naim Murselit.
Në aktakuzë, Kokalla dyshohet të ketë pasur rol në përgatitjen e vrasjes, së bashku me Naim Murselin dhe Granit Plavën.