Dëshmitari në Hagë flet për tiparet e shqiptarëve: Janë shumë burimorë, kreativë dhe të pavarur – Komuniteti ndërkombëtarë nuk e kuptonte këtë
Sot, në seancën në Hagë po dëshmon dëshmitari i tretë i mbrojtjes, John Stewart Duncan. Ai gjatë dëshmisë së tij, ka folur për përvojën e tij me shqiptarët, për çka veçon tri tipare të tyre, që sipas tij janë shumë burimorë, shumë kreativë dhe të pavarur. “Sipas përvojës sime me shqiptarët, janë shumë burimorë, shumë…

Lajme
Sot, në seancën në Hagë po dëshmon dëshmitari i tretë i mbrojtjes, John Stewart Duncan.
Ai gjatë dëshmisë së tij, ka folur për përvojën e tij me shqiptarët, për çka veçon tri tipare të tyre, që sipas tij janë shumë burimorë, shumë kreativë dhe të pavarur.
“Sipas përvojës sime me shqiptarët, janë shumë burimorë, shumë kreativë dhe të pavarur. Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtarë nuk e kuptonte këtë sipërmarrje apo këtë karakter dallues të marrjes së vetes në duar të veta nga shqiptarët. Shqiptarët ishin shumë kreativë dhe nëse ata janë kriminelë efektiv në vetvete nuk është çuditëse sepse ka të bëj me një nga tiparet kryesore, pra gjetjes së mënyrës për të shprehur në mënyrën më efektive. Kjo është diçka të cilën ne e kemi parë ndër vite, që shqiptarët bëhen biznesmen shumë të mirë, persona me emër në fushën e tyre.”, ka thënë Duncan.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se komuniteti ndërkombëtar e kishte të vështirë të kuptonte këto tipare.
“Kishin një vlerësim shumë larg nga e vërteta e shqiptarëve. Kjo mund të ndihmon shumë në çoftë se të duhet të trajtosh personat të cilët thjeshtë mundoheshin të mbronin veten”, ka thënë ai.
Ai u pyet edhe nëse po flet për shqiptarët e Kosovës apo të Shqipërisë, për çka tha se po fliste për tiparet kryesore të shqiptarëve etnik.
“Unë po përshkruaja tiparet kryesore të shqiptarëve etnik, nuk është e nevojshme këtu të bëj dallimin ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë apo atyre të Kosovës”, ka shtuar ai /Lajmi.net/