Dëshmitari britanik: Familja e Jasharajve kishte ndikim të madh gjatë gushtit të 98-tës

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clarck, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Ai thotë se këshillat që ai i jepte gjeneralit Clark, burimet i kishte të larmishme. “Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e…

Lajme

22/09/2025 10:27

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clarck, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai thotë se këshillat që ai i jepte gjeneralit Clark, burimet i kishte të larmishme.

“Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e 24 orëve të fund., transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Duncan thotë se përpiqej të krijonte një panoramë se çfarë kishte ndodhur çdo 24 orë në Kosovë.

Ish-diplomati nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte si burim, persona të brendshëm.

Ndër të tjera ai shton se kultura shqiptare e ka ndihmuar ta kuptonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Duncan ndër të tjera tha se familja e Jasharajve kishte ndikim të madh gjatë vitit 1998.

“Kur bëja hulumtime, dilte emri i Jasharajve çdo kund. Kishin rëndësi të madhe”, tha ai.