Dëshmitarët përshkruajnë dukjen e vrasësit e Nemtsovit

Dy dëshmitarë kyç në vrasjen e politikanit rus Boris Nemtsov në dëshmitë e tyre e kanë përshkruar edhe dukjen fizike të vrasësit kanë shkruar sot mediat ruse.

Bota

01/03/2015 19:22

Policia ruse është në ndjekje të një person mashkull i gjatë rreth 1.70 centimetra me flokë të shkurtra, farmerka të kaltra dhe xhemper ngjyrë kafe, ka thënë sot agjencia e lajmeve Sputnjik.

Komiteti Hetues i Rusisë planifikon të kryejë veprime hetimore shtesë lidhur me Ani Durickaji me të cilën Nemtsov ishte në shoqëri të saj momentin kur u vra.

Komiteti hetues ka hedhur disa skenarë të mundshëm të vrasjes së Nemtsov. Vrasjen e lidhin me ngjarjet në Ukrainë, sulmet terroriste në revistën franceze “Charlie Hebdo” si dhe aktiviteteve biznesore të Nemtsovit.