Dëshmia e William Walkerit për Reçakun: Diçka nuk shkonte, diçka ishte e dyshimtë
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka kujtuar për Kosova Live çastet e para pas mbërritjes së tij në Reçak në janar të vitit 1999, duke theksuar se ajo që iu raportua fillimisht nuk përputhej me realitetin në terren. “Bazuar në rrëfimin që na ishte dhënë, ishte e qartë se diçka…
Lajme
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka kujtuar për Kosova Live çastet e para pas mbërritjes së tij në Reçak në janar të vitit 1999, duke theksuar se ajo që iu raportua fillimisht nuk përputhej me realitetin në terren.
“Bazuar në rrëfimin që na ishte dhënë, ishte e qartë se diçka nuk përputhej. Kishte shumë paqartësi”, ka thënë Walker.
Ai ka theksuar se në Reçak u përball me skena të rënda të civilëve të vrarë, duke nënvizuar se ajo që pa nuk mund të quhej betejë, por një masakër.
Dëshmia e Walkerit vazhdon të mbetet një nga momentet më domethënëse që tronditi opinionin ndërkombëtar./Lajmi.net/