Dëshmia e Duncan në Hagë: Ideja e Shqipërisë së Madhe, shqetësonte ndërkombëtarët
Ka filluar dëshminë britaniku John Stewart Duncan i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ky është dëshmitari i tretë me radhë që paraqitet në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Javën e kaluar para trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams. John Stewart Duncan ka…

Lajme
Ka filluar dëshminë britaniku John Stewart Duncan i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ky është dëshmitari i tretë me radhë që paraqitet në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Javën e kaluar para trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams.
John Stewart Duncan ka shtetësi britanike dhe franceze, që tani jeton në pension.
Ka qenë diplomat për 38 vite dhe ka qenë ish ambasadori britanik dhe guvernator i territorit.
“Detyrat e mija ishin t’u jepja këshilla komandantëve në lidhje me diplomacinë që mund të ketë lidhje me lëvizjet ushtarake por edhe në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar dhe ti këshilloja për mënyrën se si mund të reagonin në operacionet përkatëse.Roli ynë përfshinte edhe dhënien e informacioneve, sidomos në konfliktin e Kosovës kishte takime të shpeshta e unë jepja informacione për atë që mbuloja unë, mblidhja shënime ndaja procesverbalin e takimit dhe ia shpërndaja pastaj sekretarit të përgtjishhëm. Duke mbajtur parasysh përvojën time me Shqipërinë unë mbulova aspektet e Kosovës kolegu im Michael Dirky e njihte mirë çështjen e Serbisë, kështu që unë mbuloja Kosovën ai mbulonte Serbinë. Kemi punuar edhe më gjerësisht kemi marrë pjesë në takime, shkoja me gjeneralët për shembull në Bosnje e kjo bëhej rregullisht me komandantët atje. Ne ishim të ndarë për shtete të caktuara bazuar në përvojën që kishim”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Duncan thotë se Ideja e Shqipërisë së Madhe, frikësonte ndërkombëtarët.
“Ideja e Shqipërisë së Madhe, e shqetësonte shoqërinë ndërkombëtare. Ata donin të dinin se si ishte marrëdhënia e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës. Unë këtë duhej ta kuptoja për t’ua treguar eprorëve të mi”, tha tutje ish-diplomati.
“Pak a shumë të gjitha. Ish vërtet i interesuar si funksiononte shoqëria, duhej t’ua shpjegonim eprorëve si funksionon shoqëria, si funksionojnë pushtet, si mund të ndikosh tek ata. Kjo është puna e një diplomati, t’ua shpjegosh një shoqërie eprorëve përkatës. Unë duhet ta kuptoja për personat, e t’ua shpjegoja eprorëve. Pra a ishte një realitet e a ka dallime në mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Pra çfarë mendojnë ata. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aprataidi. Kanë qenë të përjashtuar nga shërbimet publike, e gjithë kjo solli pastaj spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë, por ishin të ndryshëm nga shqiptarët e Shqipërisë. Nuk është se kishin hubur afeksionin për njëri-tjetrin ishin ende të lidhur me njëri-tjetrin. Shqiptarët e Shqipërisë janë të ndarë në tri zona, veriu që ka gjakmarrje e ka klane e kjo është pjesa dominuese e Shqipërisë dhe kulturës, Shqipëria e mesme më e përzëri dhe Shqipëria e jugut shumë e ndikuar nga Greqia. S’mund të thuash se Shqipëria është pjesë homogjene, por pjesa kosovare kryesisht vijnë nga veriu, pra koncepti i nderit, i besës nuk di si ta shpjegoj- gjakmarrja, e kanuni kanë qenë baza e shoqërisë. Pra mënyra se si ata e përceptonin shoqërinë. P.sh unë jam skocez e gjëja e parë kur takohemi për të tjerë mundohemi të zbulojmë nga e ke familjen a kemi lidhje, pra kështu mendojnë edhe ata. Pra është pjesë e trashëgimisë sonë, e këtë e kam parë shumë mishërime të këtij procesi. Kur shoqëria kërcënohet këto trysni e këto lidhje bëhen të forta- e këtë mund ta kini parë.E themi s’bëhet gjaku ujë, të gjithë jemi familjar, është kjo mënyrë e të menduarit që ka qenë e zakonshme dhe e kam parë vetë”, shtoi ai.
“Informoja Wesley Clark në mëngjes e zakonisht kur zgjohesha hyja në internet dhe lexoja të gjitha informatat çka kishte ndodhur nga pikëpamje politike e operative në lidhje me Kosovën. Më pas dëgjoja lajmet 24 orët e fundit hipja në automjet dëgjoja BBC gjatë rrugës kur vozisja. Kur shkoja në zyrë dëgjoja kabllogramet diplomatike dhe mundohesha të merrja sa më shumë informacione. Dëgjoja lajmet e fundit dhe ndanim informacionet para se të takoheshim me gjeneralin Clark”,tha ai./Lajmi.net/