Derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm Ivanoviq në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Romulo Mateus që i dënuari për krime lufte Oliver Ivanoviq të dërgohet në paraburgim e jo në arrest shtëpiak siç ka qenë deri më tani.

Lajme

21/01/2016 13:58

Pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorit , Trupi Gjykues vendosi që Ivanoviq të qëndrojë në arrest shtëpiak derisa aktgjykimi të shpallet i plotfuqishëm.

Pasi gjykata shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me nëntë vjet burg prokurori i EULEX-it, Romulo Mateus kërkoi që derisa vendimi i gjykatës për dënim të hyjë në fuqi, ai të dërgohet në paraburgim.

Mirëpo këtë e ka kundërshtuar avokati i Ivanoviqit Nebojsha Vllajiq duke thënë se paraqitja e tij në gjykatë është dëshmi që ai do t’i përgjigjet drejtësisë, andaj edhe duhet të mbesë në arrest shtëpiak. Vlajiq, tha se klienti i tij edhe pse e ka pasur parasysh se mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm, është paraqitur në gjykatë. Andaj duhet të mbesë në shtëpi sepse nuk do të ikë.

“Oliver Ivanovi q nuk do të ikë, ai është paraqitur në këtë gjykatë duke e ditur se ndoshta do të dënohet e ndoshta edhe me dënim më të rëndë dhe se në aktakuzë thuhej se ai do të mund të dënohet me burg të përjetshëm, e edhe pse ai ka llogaritur në arë mundësi ai prapë se prape është paraqitur”, ka thënë Vllajiq.

Lideri i Iniciativës qytetare serbe Oliver Ivanoviq është shpallur sot fajtor për krime lufte. Ai është dënuar me nëntë vjet burg. Ivanoviq është dënuar për shkak të veprës penale për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000

Në po këtë seancë, vendimi është marrë edhe për ish-komandantin e MUP-it Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq të cilët janë shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat për vrasje dhe vrasje të rëndë në prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 në Mitrovicë./kp