Derisa deputetja fliste në foltore, Kadriaj i referohet Kusari-Lilës me “Zdravo Mimi”
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të përbashkët të të dyja kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka bërë një aksion simbolik në seancë. Derisa shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, po e mbante fjalimin, deputetja Kadrijaj e ngriti një fletë të bardhë me mbishkrim “Zdravo Mimi”. Kadrijaj këtë letër e…
Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të përbashkët të të dyja kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, ka bërë një aksion simbolik në seancë.
Derisa shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, po e mbante fjalimin, deputetja Kadrijaj e ngriti një fletë të bardhë me mbishkrim “Zdravo Mimi”. Kadrijaj këtë letër e mbajti në duar për disa minuta.
Edhe pse sot parashihej të zhvillohej një seancë e qetë, ku në pikëqëllim kishte bashkëpunimin e dy kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, nga AAK-ja zgjodhën që edhe sot të flisnin për Kurtin dhe qeverisjen e tij me një varg kritikash.