“Deri sot, asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje” – Kryetari i Dragashit ia kujton Kurtit premtimet për dëmet e vërshimeve
Në qershor të vitit 2024 Komuna e Dragashit u përball me reshje atmosferike të cilat shkaktuar dëme të konsiderueshme infrastrukturore. Një ditë pas këtyre reshtje, Dragashin e viziton edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook tha se “po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë…

Lajme
Në qershor të vitit 2024 Komuna e Dragashit u përball me reshje atmosferike të cilat shkaktuar dëme të konsiderueshme infrastrukturore.
Një ditë pas këtyre reshtje, Dragashin e viziton edhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook tha se “po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror.”
Pas këtyre muajve, kreu i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shpërndarë postimin e Kurtit duke thënë se deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje nga Qeveria.
Xheladini ndër të tjera tha se janë të përkushtuar që të vazhdojnë me kërkesa për mbulimin e dëmeve nga Qeveria e Kosovës.
“Ky është postimi i Kryeministrit Kurti një ditë pas vërshimeve në Dragash: “Deri sot, asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje. Si qeveri lokale, me kohë kemi realizuar vlerësimin financiar të dëmeve dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë kërkesat për mbulimin e këtyre dëmeve nga Qeveria e Kosovës.” – ka shkruar ai.