Deri një orë pritje për të dalë nga Kosova, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra. Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç në Merdarë 5 deri 10 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në…

Lajme

26/08/2025 08:21

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç në Merdarë 5 deri 10 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë në Merdarë dhe deri 10 minuta pritje në Jarinjë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:08 të mëngjesit.