Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare
Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë ende shumë të gjata, por tani në dalje. Për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Merdare, pritjet janë deri në tri orë. Sipas të dhënave të fundit, pritjet për dalje nga Kosova janë të gjata. E pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku…
Lajme
Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë ende shumë të gjata, por tani në dalje.
Për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Merdare, pritjet janë deri në tri orë.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për dalje nga Kosova janë të gjata. E pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri dy orë.
E në Jarinjë pritjet janë deri një orë, ndërsa në Mutivodë 40 minuta. Në pikat tjera kufitare ka më pak fluks./Lajmi.net/
