Haxhiu uron Komunitetin Egjiptian: Kontributi juaj është pjesë e historisë së Kosovës

Me rastin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur respekt për historinë, kujtesën dhe kontributin e këtij komuniteti në Kosovë. Përmes një mesazhi publik, Haxhiu theksoi se kjo ditë shërben si kujtesë se Republika e Kosovës është ndërtuar edhe falë përvojave, punës dhe qëndresës së komuniteteve që…

Lajme

24/06/2026 17:21

Me rastin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur respekt për historinë, kujtesën dhe kontributin e këtij komuniteti në Kosovë.

Përmes një mesazhi publik, Haxhiu theksoi se kjo ditë shërben si kujtesë se Republika e Kosovës është ndërtuar edhe falë përvojave, punës dhe qëndresës së komuniteteve që kanë pasuruar jetën shoqërore të vendit dhe kanë kontribuar në zhvillimin e tij politik e demokratik.

Ajo nënvizoi rëndësinë e njohjes dhe respektimit të të gjitha komuniteteve, duke riafirmuar përkushtimin institucional për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

“Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin për një Kosovë ku çdo komunitet njihet, respektohet dhe trajtohet me dinjitet”, ka deklaruar Haxhiu.

Në fund të mesazhit të saj, ajo uroi anëtarët e komunitetit egjiptian me rastin e kësaj dite përkujtimore, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në shoqërinë kosovare.