Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash ka arritur në 11.52 për qind
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në nivel vendi kanë votuar 151 mijë e 734 qytetarë nga gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues të regjistruar në listat e votimit. Procesi i votimit po zhvillohet në 18 komuna të Kosovës, ndërsa të dhënat për pjesëmarrje janë raportuar nga 1…
Lajme
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në nivel vendi kanë votuar 151 mijë e 734 qytetarë nga gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues të regjistruar në listat e votimit.
Procesi i votimit po zhvillohet në 18 komuna të Kosovës, ndërsa të dhënat për pjesëmarrje janë raportuar nga 1 mijë e 366 vendvotime, apo 83.91 për qind e gjithsej 1 mijë e 628 sa janë në total.
KQZ njofton se procesi i votimit po ecën pa probleme dhe me një pjesëmarrje të ngjashme me raundet e kaluara në këtë orar të ditës.
Kjo është platforma elektronike e KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/
Në këtë platformë publikohen të dhëna të detajuara për pjesëmarrjen e votuesve dhe do të publikohen edhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të numërimit në vendvotime.