Dërguti për doracakët: Arsyetim i poshtër të zhvendoset faji tek qeverisjet e kaluara

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut është deklaruar  në lidhje me doracakët e “Edukimit Seksual”. Ajo në emisionin  “Rubikon” është shprehur se është arsyetim i poshtër, siç tha Dërguti, zhvendosja e fajin tek qeverisjet e kaluara “Mendoj që është shumë arsyetim i poshtër me u mundu me e zhvendosë fajin tek qeverisjet e kaluara.…

Lajme

20/11/2024 22:44

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut është deklaruar  në lidhje me doracakët e “Edukimit Seksual”.

Ajo në emisionin  “Rubikon” është shprehur se është arsyetim i poshtër, siç tha Dërguti, zhvendosja e fajin tek qeverisjet e kaluara

“Mendoj që është shumë arsyetim i poshtër me u mundu me e zhvendosë fajin tek qeverisjet e kaluara. Pra, këta njerëz erdhen në pushtet në emër të ndryshimit, madje duke synuar edhe ndryshime kushtetuese dhe ndryshuan gjëra edhe të cilat ishin në rregull, ka pasur prej tyre që kanë tentuar t’i ndryshojnë”.

“Tani një doracak të cilin e paskan gjetur të gatshëm, pse nuk e kanë marrë, nuk e kanë trajtuar dhe nuk e kanë ndryshuar nëse e kanë parë që është i gabuar”, është shprehur ajo.