​Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga fishekzjarret në Prizren

Një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore natën e 31 dhjetorit, pas shpërthimit të një pike shitjeje të mjeteve piroteknike në Prizren. Personi në fjalë i cili mori këto lëndime, sot është nisur për në Turqi për t’u mjekuar. Qytetari Abdurrahman Memaj pas lëndimit nga zjarri i madh ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare…

Lajme

07/01/2025 08:47

Një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore natën e 31 dhjetorit, pas shpërthimit të një pike shitjeje të mjeteve piroteknike në Prizren.

Personi në fjalë i cili mori këto lëndime, sot është nisur për në Turqi për t’u mjekuar.

Qytetari Abdurrahman Memaj pas lëndimit nga zjarri i madh ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka qëndruar deri më 6 janar.

Por sot Memaj është nisur për në Turqi, transmeton lajmi.net.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Ambasadën turke në Prishtinë, kanë mundësuar që personi i lënduar të dërgohet me aeroplan special për në Turqi.

Sipas BIK-ut, trajtimi do të bëhet në Qendrën Hulumtuese Spitalore për djegie të thella në Stamboll.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, në natën e Vitit të Ri.

Zjarri ishte përhapur edhe në lokalet dhe ndërtesat rreth pikës së shitjes.

Autoritetet pritet të bëjnë vlerësimin e saktë të dëmeve./Lajmi.net/