Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës që u aksidentua sot në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin e kishte  konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren. “Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës…

Lajme

28/04/2024 20:59

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin e kishte  konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë..

“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Aliu në një tjetër prononcim.