Dërgohet në arrest shtëpiak pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë
Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë. Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025. “Gjyqtari i procedurës paraprake…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë.
Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë hetimore/paraprake, dhe si Gjykatë sipas detyrës zyrtare duhet të ketë parasysh dhe të sigurohet që mos mos zbatojë masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë siç është në rastin konkret arresti shtëpiak”, thuhet në njoftim.