‘Derby d’Italia’ i takon Interit – ‘Zikaltërit’ fitojnë minimalisht ndaj Juventus, vazhdojnë garën për titull

Inter ka marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Juventus.

Sport

03/04/2022 22:54

Skuadra e Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1, në udhëtim në ‘Allianz Stadium’ kundër skuadrës së Juventus, shkruan lajmi.net.

Fitorja e regjistruar sot e lë në garë për titullin e kampionit skuadrën e Inter.

Kjo fitore u arrit me golin e minutës së 45+6′, të shënuar nga Hakan Calhanoglu, pas një tollovie të shkaktuar nga vendimet e gjyqtarit.

Fillimisht, Inter fitoi një penallti të cilën Hakan Calhanoglu e gaboi. Por, topi i kthyer nga portieri disi përfundoi në rrjetë. Goli nuk u pranua nga gjyqtari. Ky i fundit kishte vendosur që penalltia të përsëritej.

Në ri-ekzekutim të penalltisë, Calhanoglu u tregua i saktë dhe i dha epërsinë Interit. Goli i tij në fund pati vlerën e tri pikëve.

Inter tashmë shkon në 63 pikë, tri më pak sesa skuadra e Milan që është në krye të tabelës.

Juventusi mbetet me 59 pikë në pozitën e katërt në tabelë, dhe tashmë thuajse humb gjasat për titullin. /Lajmi.net/