Derbi mes Napolit dhe Milanit, formacionet e mundshme
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi ‘Diego Armando Maradona’ do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Napolit dhe Milanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Në takimin e parë që u zhvillua në stadiumin ‘San Siro’, Milani regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0…
Sport
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi ‘Diego Armando Maradona’ do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Napolit dhe Milanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Në takimin e parë që u zhvillua në stadiumin ‘San Siro’, Milani regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0 falë golit të Ismael Bennacer, raporton lajmi.net.
Diferenca prej vetëm një goli tregon se ndeshja e sotme do të jetë tejet e zjarrtë dhe se gjithçka do të jetë e hapur sa i përket çështjes së skuadrës që siguron biletën drejt gjysmëfinales.
Të dy skuadrat në ndeshjen e fundit në kampionatin italian arkëtuan vetëm nga një pikë, ku Napoli barazoi pa gola me Verona, kurse Milani barazoi 1:1 me Bologna.
Fakt interesant është që Napoli është eliminuar nga 10 ndeshjet e fundit të fazave eliminatore pasi që ka pësuar humbje në ndeshjen e parë.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Anguissa, Kim Min-Jae dhe Simeone, kurse te Milani mungojnë Ibrahimovic dhe Thiaw.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia
Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud