Derbi i Madridit për kreun e tabelës
Jo shumë shpesh, derbi i Madridit luhet për kreun e tabelës, për tri pikë të rëndësishme që të dhurojnë vendin e parë në një fazë të ‘nxehtë’ të sezonit. Një “episod” të tillë do ta kemi sonte në “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madridi i “Galaktikëve” do të përballet me djelmoshat e Diego Simeones të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/real-madrid-vs-atletico-madrid-questions-for-each-side-600x360-1.jpg)
Sport
Jo shumë shpesh, derbi i Madridit luhet për kreun e tabelës, për tri pikë të rëndësishme që të dhurojnë vendin e parë në një fazë të ‘nxehtë’ të sezonit.
Një “episod” të tillë do ta kemi sonte në “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madridi i “Galaktikëve” do të përballet me djelmoshat e Diego Simeones të Atletico Madridit.
Një përballje që sa herë luhet dhuron emocione të papërshkrueshme për të dy taboret, duke qenë se është një nga derbit më të vjetër në Spanjë dhe ndër më të zjarrtit edhe në Europë – si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj.
Ngacmimet mes dy tifozërive kanë nisur që disa ditë, derisa nuk u ndalen deri në rrjetet sociale të klubeve.
Në fakt, ishte faqja zyrtare e Atletico Madridit në “X” që ngacmoi Real Madridin, i cili së fundmi u ankua në referim.
“Lutemi për familjet e gjyqtarëve spanjoll në këto ditë të vështira për të”, ishte një nga postimet e Atletico Madridit.
Ky derbi, kulmin e arriti në vitet 2014 – 2016, duke u luajtur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, me të dyja herët që fitoheshin nga Real Madridi.
Megjithatë, dy ndeshjet e fundit të luajtura në La Liga janë mbyllur me rezultat të njëjtë 1-1.
Real Madridi fitoren e fundit ndaj rivalit të përbetuar e ka më 10 janar të vitit 2024, duke trimfuar 5-3 në Superkupën e Spanjës. Tetë ditë më vonë, po më 2024, ishte Atletico Madridi që kësaj here fitonte 4-2, por kësaj herë në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.
Në përgjithësi, këto dy skuadra janë përballur 223 herë në të gjitha garat.
Me fitore qëndron më mirë Real Madridi, duke arritur 118 sosh, kundrejt 59 të marra nga Atletico Madridi.
56 ndeshje mes rivalëve të përbetuar nga Madridi janë mbyllur me rezultat të barabartë.
Gjatë 223 ndeshjeve, “Los Blancos” kanë shënuar 401 gola, krahas 305 golavë të shënuara nga “Los Colchoneros”.
Top pesë golashënuesit më të mirë të kësaj përballje vijnë nga Real Madridi. Cristiano Ronaldo është më i miri me 22 gola, i ndjekur nga Alfredo di Stefano me 15, Santillana me 14, Ferenc Puskak me 13 dhe me 12 gola është Emilio Butragueno.
Real Madridi e udhëheq tabelën e këtij sezoni në La Liga me 49 pikë të tubuara, derisa Atletico Madridi është i dyti me 48 pikë.
Barcelona është e treta me 45 pikë të tubuara, e cila në heshtje e pret rezultatin e kësaj ndeshje, mjaft të rëndësishme për vazhdimin e sezonit në elitën e futbollit spanjoll./GazetaExpress/