Derbi i Italisë në merkato: Interi dhe Juventusi synojnë Bremerin

Interi dhe Juventusi janë në garë për mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari pritet të largohet shumë shpejt nga torinezët. Juventusi ka ofruar më shumë sa i përket shumës monetare, me 40 milionë euro, plus bonuse, të propozuara. Interi qëndron më prapa në këtë aspekt, me 30 milionë euro…

Sport

19/07/2022 16:09

Interi dhe Juventusi janë në garë për mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari pritet të largohet shumë shpejt nga torinezët.

Juventusi ka ofruar më shumë sa i përket shumës monetare, me 40 milionë euro, plus bonuse, të propozuara.

Interi qëndron më prapa në këtë aspekt, me 30 milionë euro të dhëna.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i brazilianit.  /Lajmi.net/