‘Der Spiegel’: Greqia kërcënon Gjermaninë me emigrantë xhihadistë

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos kërcënon Evropën dhe Berlinin me një valë të re migrantësh, njoftoi revista e përjavshme gjermane "Der Spiegel".

Bota

09/03/2015 13:48

Revista u referohet frazave të thëna nga Panos Kamenos gjatë një takimi me përfaqësues të partisë së tij.

“Nëse do ta abandonojnë Greqinë duhet ta dinë se migrantët do të marrin dokumentet dhe do të shkojnë në Berlin”, ka deklaruar Kamenos.

“Dhe, nëse ndërmjet migrantëve do të ketë edhe terroristë xhihadistë, Evropa, për shkak të këtij qëndrimi ndaj Greqisë, do të duhet të mbajë edhe ajo përgjegjësi”, theksoi Kamenos