Deputetja finlandeze takohet me Osmanin: Evropa do të humbte shumë nëse Kosova nuk do të pranohej në KiE

Deputetja finlandeze Tytti Tuppurainen, është takuar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, ajo ka njoftuar për diskutimet përmes një postimi në rrjetin social “X”. Tuppurainen ka thënë se Evropa do të humbte shumë nëse Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës, deri sa takimin me Osmanin e ka quajtur të…

Lajme

25/04/2024 14:49

Deputetja finlandeze Tytti Tuppurainen, është takuar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, ajo ka njoftuar për diskutimet përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Tuppurainen ka thënë se Evropa do të humbte shumë nëse Kosova nuk do të pranohej në Këshillin e Evropës, deri sa takimin me Osmanin e ka quajtur të shkëlqyer.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla. Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me Vjosa Osmanin”, ka shkruar Tytti Tuppurainen në “X”.

Postimi i plotë: