Deputetja e VV-së tenton ta përulë deputeten Balje: Kënd kish mujt me mësu ajo?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni është tallur me deputeten nga komuniteti boshnjak në Kosovë, Duda Balje. Kryeziu-Hyseni në kanal10 është pyetur për ofertën që i është bërë Baljes për të punuar si profesoreshë në Shkup në këmbim të votës për të propozuarën e VV-së për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, deputetja Kryeziu-Hyseni tha se është kureshtare…

Lajme

03/06/2025 09:54

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni është tallur me deputeten nga komuniteti boshnjak në Kosovë, Duda Balje.

Kryeziu-Hyseni në kanal10 është pyetur për ofertën që i është bërë Baljes për të punuar si profesoreshë në Shkup në këmbim të votës për të propozuarën e VV-së për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, deputetja Kryeziu-Hyseni tha se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do të mund të ligjëronte Balje.

”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, shprehej ajo.

Ndryshe Duda Balje e ka shprehur hapur se asaj i është ofruar kjo mundësi nga njerëz që njihen e janë të afërt me Vetëvendosjen në Maqedoninë e Veriut./Lajmi.net/