Deputetja e Nismës: Presidentja të jap përgjigje pse nuk e ka ftuar Fatmir Limajn – Haradinaj në takim flet në emër të AAK-së

Deputetja e betuar e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka folur mbi takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Krasniqi për mediumin Klankosova tha se presidentja duhet të jap sqarim pse nuk e ka ftuar kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. “Mendoj që presidentja duhet të luajë rolin e saj unifikues dhe…

Lajme

15/05/2025 14:10

Deputetja e betuar e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi ka folur mbi takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

Krasniqi për mediumin Klankosova tha se presidentja duhet të jap sqarim pse nuk e ka ftuar kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

“Mendoj që presidentja duhet të luajë rolin e saj unifikues dhe mendoj që ajo duhet të japë një përgjigje pse nuk e ka ftuar zotin Limaj në takim, por megjithatë ne jemi deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe do të japim kontributin tonë brenda Kuvendit. Nisma shquhet për një kontribut konstruktiv në të gjitha proceset. “

Sa i përket pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt, me të cilin Nisma ishte në koalicion, ajo tha: “Zoti Haradinaj flet në emër të Aleancës, ndërsa qëndrimet e Nismës i përfaqëson zoti Limaj. Jam skeptike për rezultatet e këtij takimi, por nëse zoti Limaj ftohet, ai do të japë kontributin e tij.”