Deputetja Ariana Musliu-Shoshi reagon ashpër pas skandalit të BE-së, me librin “Kosovo i Metohija”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër pas skandalit të Bashkimit Europian, ku në zyrën e tyre, është vendosur libri ku shkruante “Kosovo Metohija”.

Lajme

16/07/2020 18:29

Në një shkrim të saj në rrjete sociale, Musliu-Shoshi, ka thënë se “libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij gjatë një takimi të sotëm me Presidentin serb Vuçiq është fyerje për shtetësinë e Kosovës.

“Çdo zyrtar i BE-së duhet ta dijë se vetëm një emër e ka shteti ynë, KOSOVA. E ka në Kushtetutë, nuk mund t’ia ndërrojë askush dhe e mban për krenari”, ka shkruar ndër të tjera deputetja e PDK-së.

“Bashkimi Evropian po kërkon nga Kosova që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë dhe të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të. Kurse janë vet këta zyrtarë që promovojnë pamje të cilat aspak nuk janë diplomatike e sidomos nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi. Libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij gjatë një takimi të sotëm me Presidentin serb Vuçiq është fyerje për shtetësinë e Kosovës. Çdo zyrtar i BE-së duhet ta dijë se vetëm një emër e ka shteti ynë, KOSOVA. E ka në Kushtetutë, nuk mund t’ia ndërrojë askush dhe e mban për krenari”, ka shkruar deputetja Ariana Musliu-Shoshi.