Deputeti “investues” i VV-së, Haki Abazi blenë shtëpi në vlerë 240 mijë euro e investon 250 euro në BitCoin

Haki Abazi është një nga deputetët më të komentuar të Lëvizjes Vetëvendosje, e gjithë kjo nga deklaratat e tij të shpeshta.

Lajme

14/06/2022 15:06

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme, Abazi ka deklaruar arë të trashëguar në vlerë 75 mijë euro, banesë në vlerë 30 mijë euro, tjetër banesë me vlerë prej 120 mijë euro, si dhe shtëpi të përbashkët që arrin vlerën e 240 mijë eurove.

Po ashtu Haki Abazi ka deklaruar katër makina, por vetëm njëra prej tyre e deklaruar në emër të tij.

Vlera e makinës së tij kap vlerën prej 17 mijë euro, transmeton lajmi.net.

E deputeti i VV-së ka vendosur që shumë para t’i investojë edhe në kriptovaluta, të llojit BitCoin. 250 eurot e investuara thuhet se janë nga paga e kursimet.

Sa i përket parave të gatshme të mbajtura në banka, ai deklaroi se ka 4 mijë e 900 euro në një bankë në Nju-Jork./Lajmi.net/