Deputeti i Vetëvendosjes para Gjykatës: Pretendon se ia montuan aktakuzën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili po akuzohet për sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë, e ka konsideruar si të montuar dhe tendencioze nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lajme

20/10/2020 11:16

Këto deklarime i ka dhënë gjatë seancës fillestare, të mbajtur  të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, raporton “Betimi për Drejtësi”.