Deputeti i PDK-së: Situata me rezervat e naftës në Kosovë është shqetësuese

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime për mungesën e rezervave strategjike të naftës në vend, duke theksuar se Kosova nuk i përmbush standardet ndërkombëtare të sigurisë energjetike, të cilat parashohin rezerva për të paktën 90 ditë. Shala përmes një postimi në facebook theksoi se niveli aktual i rezervave është i pamjaftueshëm dhe paraqet…

Lajme

23/03/2026 17:55

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime për mungesën e rezervave strategjike të naftës në vend, duke theksuar se Kosova nuk i përmbush standardet ndërkombëtare të sigurisë energjetike, të cilat parashohin rezerva për të paktën 90 ditë.

Shala përmes një postimi në facebook theksoi se niveli aktual i rezervave është i pamjaftueshëm dhe paraqet rrezik serioz në rast të një krize të furnizimit, duke thënë se Kosova nuk ka rezerva të mjaftueshme të naftës.

Deputeti ka theksuar se, ndonëse Kuvendi ka ndarë rreth 28.5 milionë euro që nga viti 2023 për rezervat shtetërore, nuk evidentohet furnizim i qëndrueshëm me naftë.

Postimi i plotë: