Deputeti i PDK-së: Kurti nuk po shqetësohet as për rrymë as për raporte me SHBA

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është duke u preokupuar me asnjë problem me të cilën po përballet Kosova. Behrami thotë se Albini nuk është i preokupuar as për shtrenjtimin e rrymës, as kërcënimet e sigurisë nga Serbia dhe radikalizmi dhe asgjë tjetër. Ai përmes një postimi në…

Lajme

26/04/2025 15:22

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është duke u preokupuar me asnjë problem me të cilën po përballet Kosova.

Behrami thotë se Albini nuk është i preokupuar as për shtrenjtimin e rrymës, as kërcënimet e sigurisë nga Serbia dhe radikalizmi dhe asgjë tjetër.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti aktualisht preokupohet vetëm për një gjë, se si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare.