Deputeti i komunitetit ashkali për kandidimin e mundshëm të Limajt për kryeparlamentar: Çdo propozim që vjen nga VV do të jemi mbështetës të tij
Deputeti i komunitetit ashkali, Artan Asllani ka deklaruar se grupi parlamentar multi-etnik, në të cilin bën pjesë edhe ai, do të mbështesë çdo propozim për postin e kryetarit të Kuvendit që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Asllani theksoi se kjo mbështetje do të jetë e plotë, përfshirë këtu edhe kandidaturën e mundshme të Fatmir Limajt…

Lajme
Deputeti i komunitetit ashkali, Artan Asllani ka deklaruar se grupi parlamentar multi-etnik, në të cilin bën pjesë edhe ai, do të mbështesë çdo propozim për postin e kryetarit të Kuvendit që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Asllani theksoi se kjo mbështetje do të jetë e plotë, përfshirë këtu edhe kandidaturën e mundshme të Fatmir Limajt për këtë post.
‘’Çfarë do propozimi që vjen prej partisë që ka më së shumti ulëse, ne do të jemi mbështetës të tij’’ tha ai për frontonline.