Deputeti i heshtur i VV-së flet tani: Do t’i fitojmë mbi 50 % të votave
Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është pyetur në lidhje me zgjedhjet e reja parlamentare, që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. Në një intervistë në ATV, Bajrami tha se besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë se në vitin 2021, duke pretenduar se VV-ja do t’i fitojë…
Lajme
Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është pyetur në lidhje me zgjedhjet e reja parlamentare, që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Në një intervistë në ATV, Bajrami tha se besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë se në vitin 2021, duke pretenduar se VV-ja do t’i fitojë më shumë se 50 për qind të votave.
Sipas tij një arsye më tepër për të fituar partia në pushtet ka të bëjë edhe me nevojën që ka vendi ka për të ecur në tempon e njëjtë siç është duke ecur deri më tani.
“Unë besoj dhe jam shumë i sigurt që besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë sesa në vitin 2021. Kjo për shkak edhe të nevojës që ky vend ka për të ecur në tempon e njëjtë siç është duke ecur deri më tani. Rikonfirmim dhe shtim të besimit, duke analizuar zgjedhjet e viti 2021”, ka thënë ai.