Deputeti Humolli s’e voton buxhetin 2025: S’e votoj asnjë projektligj, pa e zgjidhë problemin e veteranëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se buxheti për vitin 2025, është shkurt pamës dhe nuk sheh prespektivë të zhvillimit të vendit. “Është shkurt pamës si buxhet dhe nuk shohim perspektiva të zhvillimit të Kosovës. Nuk më duket se duhet me pas ndonjë ndryshim nga buxhetet e kaluara. Për shkak të disa obligimeve…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se buxheti për vitin 2025, është shkurt pamës dhe nuk sheh prespektivë të zhvillimit të vendit.
“Është shkurt pamës si buxhet dhe nuk shohim perspektiva të zhvillimit të Kosovës. Nuk më duket se duhet me pas ndonjë ndryshim nga buxhetet e kaluara. Për shkak të disa obligimeve nuk e kam parë si do të jetë ndarja’’ thotë ai.
Humolli shprehet se nuk do e votoj këtë buxhet, pa u zgjidhë disa probleme sipas tij.
“Unë nuk mundem me votu asnjë projektligj që sjellë Qeveria aktuale, pa e zgjidhë problemin e veteranëve të luftës edhe sigurimit shëndetësor për institucionet e sigurisë së vendit, gjitha të tjerat për mua janë hajgare. Nuk çojnë peshë asgjë”, thotë ai.
Deputeti i pavarur, thotë se institucionet po e godasin FSK-Në, Policinë dhe kategoritë e dala nga lufta dhe për këtë nuk pranon të votoj asgjë.