Deputeti hetohet për krim të organizuar

Një deputet nga Kuvendi i Kosovës dyshohet për përfshirje në krim të organizuar. Ndaj tij po zhvillohen hetime dhe burime të lajmi.net thonë se ai mund të arresohet nga organet e rendit.

Lajme

30/01/2014 07:45

Një deputet i Kuvendit të Kosovës mund të përballet shpejt me drejtësinë. Ndaj tij thuhet se po zhvillohen tash e sa kohë hetime të cilat mund të çojnë në arrestimin e tij.

Lajmi.net mëson se bëhet fjalë për një deputet shumë të njohur për publikun e gjërë, i cili dyshohet për përfshirje në krim të organizuar.

Po sipas këtyre burimeve, deputeti në fjalë mund të arrestohet nga organet e rendit në javët në vijim, së bashku me një grup të personave me të cilët thuhet se ka punuar në mënyrë të orkestruar për veprën e dyshuar penale. Në grupin e personave të dyshuar ka edhe staf ndërkombëtarë në Kosovë.