Deputeti Fetah Rudi infektohet me koronavirus

Është infektuar me koronavirus, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fetah Rudi.

Lajme

25/08/2020 15:29

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rudi ka thënë se ka bërë testin pas disa problemeve që i janë shfaqur gjatë ditës së djeshme.

Ai thotë se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi, e se për dy javë do të jetë në vetizolim. /Lajmi.net/