Deputetët zgjedhin të mos deklarohen sot pak para nisjes së seancës

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar. Ndryshe nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, të premten seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. E derisa nuk ka mbetur…

Lajme

11/05/2025 09:47

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar.

Ndryshe nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, të premten seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

E derisa nuk ka mbetur edhe shumë për të filluar kjo seancë, deputetët e kuvendit kanë zgjedhur sot të mos deklarohen.

Aktualisht i vetmi deputetë i cili u deklarua para mediave ishte, deputeti i  LVV-së, Faton Peci.

Teksat tek deputetët e partive tjera nuk u pa ndonjë interes për t’u deklaruar anipse kanë arritur në sallë. /Lajmi.net/