​Deputetët e zgjedhur të VV-së nisin të hyn në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, së bashku me Agim Bahtirin dhe Sali Zybën, janë parë teksa hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive. Deputetët e zgjedhur sot betohen në seancën nis në orën 10:00 dhe në rend dite është formimi i Komisionit të përkohshëm për…

Lajme

15/04/2025 09:34

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, së bashku me Agim Bahtirin dhe Sali Zybën, janë parë teksa hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet seanca konstituive.

Deputetët e zgjedhur sot betohen në seancën nis në orën 10:00 dhe në rend dite është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, përveç themelimit të komisionit verifikues dhe betimit të deputetëve, mbetet e pa qartë nëse sot do të arrihet të zgjidhët kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.

Seanca pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri në moshë, e që janë Avni Dehari e Sala Jashari.