Deputetët e Vetëvendosjes refuzojnë të flasin për protestën në Shqipëri

Në Kuvend të Kosovës sot po zhvillohen mbledhjet e dy komisioneve. Po ashtu nga ora 11:00 pritet të fillojë edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. E janë pikërisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë refuzuar që të merren me situatën e krijuar në Shqipëri prej disa ditësh apo javëve. Deputetët e VV-së, Agim Bahtiri…

Lajme

19/10/2026 10:37

Në Kuvend të Kosovës sot po zhvillohen mbledhjet e dy komisioneve.

Po ashtu nga ora 11:00 pritet të fillojë edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

E janë pikërisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë refuzuar që të merren me situatën e krijuar në Shqipëri prej disa ditësh apo javëve.

Deputetët e VV-së, Agim Bahtiri si dhe Salih Zyba kanë refuzuar që të deklarohen mbi situatën e dhunshme në Shqipëri.

Madje Agim Bahtiri qeshej derisa gazetarët tentonin të merrnin një qëndrim nga ana e tij./Lajmi.net/