Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici kërkon leje nga Kurti nëse do t’i takoj

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Deputetët kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda objektit për të zhvilluar një takim, ndërsa një zyrtar policor u ka…

Lajme

27/08/2026 08:34

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetët kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda objektit për të zhvilluar një takim, ndërsa një zyrtar policor u ka thënë atyre se do ta pyesë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nëse pranon t’i takojë.

“Nuk është punë dëshire, ai vendin e ka atje, ai duhet me dalë jashtë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.