Depay do të mungojë në dy javët e ardhshme
Memphis Depay është lënduar përsëri dhe pritet të mungojë për dy javët e ardhshme.
Sport
Lojtari, që prej ardhjes në Barcelonë i ka pasur të shpeshta lëndimet, çka e kanë penalizuar jo pak për ta shfaqur tërë potencialin e tij në fushën e blertë.
Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar të Barcelonës në lidhje me kohëzgjatjen e lëndimit të lojtarit, mediat afër klubit kanë marrë vesh se rikuperimi do të zgjasë dy javë, shkruan lajmi.net.
Gjatë këtij sezoni me “blaugranët”, Depay ka realizuar 10 gola. Me ardhjen e Aubameyang dhe Traore, hapësirat për lojtarin janë zvogëluar, për shkak formës së mirë të dyshes. /Lajmi.net/