Depay: Ajo që di është se paga ime është paguar gjithmonë, edhe e Frenkie de Jong po ashtu

Memphis Depay i ka dalë në mbrojtje skuadrës së tij, Barcelonës. Ylli holandez, Memphis Depay është pyetur për problemet e raportuara te skuadra e Barcelonës, por ka thënë se situata është normale. Lojtari ka konfirmuar se ka pranuar secilën pagë që klubi i obligohej dhe njëjtë ka ndodhur edhe me Frenkie de Jong. “Si lojtar,…

Sport

21/09/2022 15:07

Memphis Depay i ka dalë në mbrojtje skuadrës së tij, Barcelonës.

Ylli holandez, Memphis Depay është pyetur për problemet e raportuara te skuadra e Barcelonës, por ka thënë se situata është normale.

Lojtari ka konfirmuar se ka pranuar secilën pagë që klubi i obligohej dhe njëjtë ka ndodhur edhe me Frenkie de Jong.

“Si lojtar, ti kurrë nuk e di se çfarë ndodh brenda një klubi. Barcelona është biznes, po, sikur të gjitha klubet tjera”, ka thënë Memphis, transmeton lajmi.net.

“Numrat janë të rëndësishëm, interesat janë të mëdha. Çfarë unë di është se unë gjithmonë kam marrë pagën time. Po, edhe Frenkie po ashtu”, ka shtuar holandezi.

Memphis Depay dhe Frenkie de Jong janë grumbulluar te kombëtarja e Holandës për ndeshjet e radhës. /Lajmi.net/