Dënohet sepse përdori Apple Watch duke vozitur

Përdorimi i pajisjeve që përfshijnë funksione telefoni gajtë vozitjes ndalohet në Kanada, ndaj një qytetar u dënua sepse u zu duke përdorur Apple Watch.

Auto & Tek

12/03/2016 18:17

Përdorimi i Apple Watch gjatë ngarjes së makinës i kushtoi shumë një kanadezi.

Jeffrey Macesin u gjobit me 120 dollarë dhe iu hoqën katër pikë nga patenta për atë shkak.

Polici që e gjobiti tha se e kishte parë atë duke përdorur orën për të ndërruar muzikën ndërkohë që po voziste.

Sipas nenit 439.1 të Kodit të Lartë të Sigurisë në Quebec, “nuk lejohet përdorimi i një pajisjeje që përfshin funksionet e telefonit ndërkohë që je duke drejtuar makinën.”

Megjithëse Apple Watch nuk është telefon, ajo përfshin funksionet e telefonit.