Dënohet Rooney
Wayne Rooney do ta humb shiritin e kapitenit pas incidentit të fundit.
Sport
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney nuk do të jetë më kapiten i Anglisë.
Tabloidi britanik “The Sun” raporton se 31-vjeçari do të ndëshkohet pas publikimit të fotografive ku shihej në gjendje të dehur pas fitores së Anglisë ndaj Skocisë me rezultat 3:0, javën e kaluar, përcjell “Lajmi.net”.
Selektori i Anglisë, Gareth Southghate kishte kërkuar që futbollistët të ktheheshin në dhomat e hotelit, ndërsa Rooney nuk e dëgjoi dhe festoi duke përfunduar i dehur.