Dënohet me 5 vite e 6 muaj burg për ndihmë në vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar shtetasin kosovar me inicialet M.B. me 5 vite e 6 muaj burg për dhënie të ndihmës për një vrasje në tentativë.

Lajme

17/06/2016 16:46

Kjo gjykatë njofton se i pandehuri është dënuar edhe me gjobë në shumë prej një mijë euro.

Sipas kësaj gjykate, M.B i cili në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer dy vepra penale, dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve  dhe me dashje ka ndihmuar tani të dënuarën S.E, ta kryej veprën penale vrasja e rëndë në tentativë, në atë mënyrë që paraprakisht kanë përgatitur kryerjen e vrasjes së bashkëshortit të dënuarës S.E.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëshnga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, transmeton Klan Kosova.