Dënimi i UEFA për Man City, De Bruyne do të ketë humbje të mëdha

Dënimi i UEFA për skuadrën e Manchester City do ta ndikojë shumë edhe yllin belg të kësaj skuadre, De Bruyne.

Sport

17/02/2020 17:20

Kevin De Bruyne mund të humbë 2.5 milionë funte nga paratë shtesë që merr aktualisht, pas ndëshkimit që ndërmori UEFA në dëm të Manchester Cityt gjatë ditës së premte.

Klubi anglez është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme, kështu që edhe për belgun pritet të ketë humbje në pagë, transmeton lajmi.net.

Mesfushori belg në rast kualifikimi të ‘Citizens’ në Ligën e Kampionëve do të merrte 1.5 milionë euro bonus, kurse në rast triumfi në këtë kompeticion shuma do të rritej edhe më shumë.

Pas skandalit që u publikua pak ditë më parë, 28-vjeçari do të pësojë humbje në pagën e tij për dy sezonet e ardhshme.

Kriza aktuale te Man City mund të bëjë që belgu edhe të konsiderojë largimin nga ‘Etihad’në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/