Dënimet për grupin e “Kobrës” – avokati paralajmëron ankesë: Ky dënim është i ashpër dhe duhet të apelohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin në rastin e njohur si “Kobra”, duke dënuar me 24 vite burgim të akuzuarin Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”. Vendimi është marrë vetëm pak minuta më parë dhe ka nxitur reagimin e mbrojtjes, e cila e ka konsideruar dënimin të ashpër dhe ka paralajmëruar apelim…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin në rastin e njohur si “Kobra”, duke dënuar me 24 vite burgim të akuzuarin Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”.
Vendimi është marrë vetëm pak minuta më parë dhe ka nxitur reagimin e mbrojtjes, e cila e ka konsideruar dënimin të ashpër dhe ka paralajmëruar apelim të menjëhershëm, raporton lajmi.net
Avokati i pjesëmarrësve të tjerë në këtë rast, Gent Gjini, në një prononcim për media, ka ngritur shqetësime serioze rreth mënyrës së zhvillimit të këtij procesi gjyqësor.
“Sot u shqyrtua aktvendimi ndaj Dibran Hoxhës i njohur si ‘Kobra’. Ky dënim është i ashpër dhe duhet të apelohet. Është një rast i paprecedent nga anëtarët e drejtësisë sepse është hera e parë që në qendrën e paraburgimit vendosën përgjime, ku pjesë e këtyre përgjimeve janë edhe disa avokat që kanë pasur kontaktet me klientët e tyre. Ky proces gjyqësor është paraqitur me shumë shkelje esenciale sidomos në provat tek ekspertiza, sepse arma nuk është identifikuar se cila ka qenë. Më pas pjesëmarrësit të cilët kanë qenë në ditën kritike, u zhvillua kjo vepër penale, kanë marrë lëndime pra stafi. Andaj presim që ditët në vazhdim me ankesat që do t’i parashtrojmë të rrëzohet ky aktgjykim,” tha avokati Gjini./Lajmi.net/