Dënim me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin, flet vëllau i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia është veç kështu dhe s’ka ndryshe
Rreth shtatë muaj pas vrasjes së motrës së tij, të ndjerës Gjyljeta Ukella, sot Gjykata dha verdiktin final me të cilin vendos burgim të përjetshëm për të dyshuarin kryesor për vrasjen e saj, bashkëshortin- Edmon Lajci. Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarin Edmond Lajqi për vrasjen e bashkëshortes…
Lajme
Rreth shtatë muaj pas vrasjes së motrës së tij, të ndjerës Gjyljeta Ukella, sot Gjykata dha verdiktin final me të cilin vendos burgim të përjetshëm për të dyshuarin kryesor për vrasjen e saj, bashkëshortin- Edmon Lajci.
Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarin Edmond Lajqi për vrasjen e bashkëshortes së tij Gj.U.
Vendimi u mirëprit nga familja e Ukellës, të cilët thanë se një vendim I tillë ua lehtëson së paku pak dhimbjen.
“Sot gjykata e dha vendimin final, që neve si familje na lehtëson pak dhimbjen, e dënoi me burgim të përjetshëm. Falënderojmë gjykatësin per vendimin e marrë. Drejtësia është veç kështu dhe s’ka ndryshe”, tha vëllai i viktimës para mediave.
Gjithashtu, ai tregoi se edhe fëmijët e viktimës janë mire, por që ata nuk mund t’ua japin ngrohtësinë që e ëma do u jepte.
“Fëmijët janë mirë, kanë ngrohtësi, por nuk mundem me ia dhanë ngrohtësinë që ia ka dhënë nana e tyre, ata realisht kurrë nuk kanë pasur babë, pasi ai nuk ka punuar dhe nuk është kujdesuar për ta, por gjithmonë motra jonë ka punuar dhe ka qenë pranë tyre. Ne mundohemi që në mënyrë sa më të mirë te kujdesem per ta”, shtoi tutje ai.
Sipas tij, gjykata nuk do të bëjë lëshime, dhe se Lajqi do ta vuajë dënimin.
Aktgjykimi ndaj Lajqit u shpall të premten./Lajmi.net