Dëmtuan trafon e objektit të Ibër Lepencit dhe vodhën kabllo e vaj në vlerë 15 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit. Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur, me forcë kanë hapur derën e objektit të Ibër Lepencit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit. Ata trafos ia kanë vjedhur kabllot dhe vajin duke i…

Lajme

01/01/2026 11:11

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit.

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur, me forcë kanë hapur derën e objektit të Ibër Lepencit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit.

Ata trafos ia kanë vjedhur kabllot dhe vajin duke i shkaktuar dëm në vlerë rreth 15 mijë euro.

“Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc NN – NN. Më 31.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hapur derën e objektit të Ibër Lepencit dhe kishin dëmtuar trafon e cila i vë në funksion pompat e ujit. Përveç dëmtimit trafos ia kishin vjedhur kabllot dhe vajin duke shkaktuar dëme në vlerë rreth 15.000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/